
Ky është numri i viktimave nga Covid-19 në Evropë
12 prill 2021
| 23:15
Sipas France Presse , në Evropë janë regjistruar më shumë se 1 milionë vdekje nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Evropa është kontinenti më e prekur në botë përpara Amerikës Latine dhe Amerikës së Veriut .
Të 52 vendet dhe territoret e rajonit (që arrin deri në Azerbajxhan dhe Rusi në lindje) totali i vdekjeve shkon në 1,000,228. Në rang global, numri i viktimave nga Covid-19 është 2,95 milionë. Kurse, të infektuar janë 137,128,582. Të shëruarit janë 110,281,545.