Kusari-Lila: Duhet të rishikohen vendimet e qeverisë për mbyllje

12 prill 2021 | 23:09

Ushtruesja e Detyrës së kryetares së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar masat e mbylljes nga ana e qeverisë së Kosovës derisa qytetarë të shumtë vendosën të shkojnë në Shqipëri për fundjavë.

Masat e vendosura kanë qenë masa të kufizimit të pjesërishëm që do të thotë se nuk është që kemi pasur mbyllje totale as të aktivitetit ekonomik e as të jetës në Kosovë. Kemi pasur vendim i cili është qartë i përshkruar se  çfarë është mbyllur, në këtë rast janë vetëm dy-tri kategori ekonomike”, thotë Kusari-Lila.

“Ajo çfarë mund të rishikohet në situatën e kufizimit të aktivitetit është, unë besoj, dhe ky është mendimi im personal, është aktiviteti në hapësirat e hapura”, shtoi ajo.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka dalë me vendim për mbyllje totale”, ripërsërit ajo.

Unë mendoj se këto masa kanë hapësirë dhe kanë treguar në këtë rast, zbatimin e parë të javës së parë, kanë treguar se kanë nevojë të rishikohen duke marrë parasysh dy komponentë: Komponenti i parë është se atë se sa ka efekt një mbyllje e pjesërishme dhe a duhet të shkohet në një mbyllje totale siç po ndodh me Gjermaninë ose me shtetet e tjera të zhvilluara”, thotë Kusari-Lila në RTV Dukagjini.

“Unë besoj dhe konsideroj se pas asaj që pamë këtë fundjavë ka hapësirë të mjaftueshme për tu rishikuar masat, përfshirë këtu edhe testimin”, ka deklaruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG është gati të përballet me Bayern Munich në çerekfinalen…