Pochettino: Bayern njëshi i Evropës, duhet t’i ndëshkojmë

12 prill 2021 | 22:57

PSG është gati të përballet me Bayern Munich në çerekfinalen e kthimit në Champions League.

Kampionët e Francës kanë fituar ndeshjen e parë në Gjermani me rezultatin 3-2 dhe tani do kërkojnë të hakmerren për humbjen në finalen e vjetshme.

Francezët kanë vuajtur në ndeshjet brenda dhe këtë ia kujtojnë gazetarët trajnerit  Mauricio Pochettino.  “Pajtohem me faktin që ne jemi paraqitur më mirë në ndeshjet jashtë fushe. Gjithsesi është diçka që duhet të shqyrtojmë në fund të sezonit. Shpresoj që gjërat të nisin të ndryshojnë nga nesër”, shprehet argjentinasi.

Më tej ai flet për bavarezët dhe ndeshjen e nesërme: “Bayern është ekipi më i mirë në Evropë, ekipi më i mirë në botë. Edhe me Barcelonën ishte shumë e vështirë ta mbanim topin. Sa i takon formacionit,  nuk ka rëndësi kush luan, por se si sillet grupi në fushë. Është një sfidë nesër, në të cilën duhet të jemi në gjendje të mbajmë topin dhe ta ndëshkojmë kundërshtarin. Sfida me Barcelonën është lënë pas dhe tani me Bayern Munich është një sfidë tjetër. Do të ketë momente lufte dhe momente ku duhet të shfaqim solidaritet dhe soliditet” .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Sllovenisë ka miratuar masa të reja për hyrjen…