Sllovenia lehtëson masat për qytetarët e huaj

12 prill 2021 | 22:50

Qeveria e Sllovenisë ka miratuar masa të reja për hyrjen dhe daljen nga vendi, por gjithashtu ka zbutur ato ekzistuese, duke zgjeruar kështu listën e personave të cilët nuk kanë pse të futen në karantinë dhe nuk janë të detyruar të tregojnë një rezultat negativ të testit PCR kur hyjnë në këtë vend.

Ky grup përfshin gazetarë të akredituar dhe njerëz që vijnë në Slloveni për arsye urgjente dhe nuk planifikojnë të qëndrojnë më gjatë se 12 orë, dhe rezultatet e testeve të kryera në Britaninë e Madhe dhe SHBA, tani e tutje do të trajtohen si të vlefshme në pikat kufitare sllovene.

Për më tepër, punëtorët dhe personat e huaj që kryejnë punë në zonat kufitare jashtë Sllovenisë nuk do të duhet të shkojnë në karantinë nëse tregojnë një test negativ PCR ose test të shpejtë antigjen jo më të vjetër se shtatë ditë, me kusht që të kthehen në Slloveni brenda pesë ditësh.

Gjithashtu, të gjithë personat që vijnë nga vendet nga “lista e kuqe” lejohen të hyjnë vetëm me paraqitjen e një testi negativ PCR ose certifikate vaksinimi ose që ata kanë kapërcyer COVID-19.

Ndër përjashtimet e përgjithshme për të hyrë në Slloveni pa u dërguar në karantinë është prova e vaksinimit të coronavirusit.

Hyrja do të lejohet për ata që paraqesin një certifikatë vaksinimi të paktën një javë pas marrjes së dozës së dytë të Pfizerit ose të paktën 14 ditë pas marrjes së vaksinës Moderna.

Nëse janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca, duhet të kalojnë të paktën 21 ditë pasi të keni marrë dozën e parë.

Ky vendim do të jetë në fuqi nga 12 deri në 18 prill dhe në këtë lidhje lexoni se cilat vende janë në “listën e kuqe”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ua ka uruar…