Ky është orari i ri i autobusëve të Trafikut Urban në Prishtinë

16 nëntor 2020 | 11:57

Autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë do të punojnë nga ora 06:00 deri në orën 19:00.

Reduktimi i orarit të qarkullimit erdhi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e reja anti-Covid.

Nga Trafiku Urban kanë njoftuar se vetëm linja e aeroportit dhe linja e fshatit Keçekollë do të qarkullojnë sipas orarit të rregullt.

“Njoftim për reduktimin e orarit të qarkullimit, në mbrëmje deri në ora 19:00. Autobusët e Trafikut Urban do të qarkullojnë çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 19:00, përveç në Linjën 1A (qarkullimi për aeroport dhe anasjelltas) dhe Linja 15 (fsh. Keçekollë), që në këto dy linja do të përfundohet qarkullimi sipas orarit normal të tyre”.

“Andaj, duke e zbatuar vendimin e qeverisë Nr.01/42 të datës 11.11 2020 për mbrojtje nga pandemia COVID-19, me këtë orar do te vazhdon qarkullimi i autobusëve tanë, deri në nxjerrjen e ndonjë vendimi tjetër nga institucionet përgjegjëse. Vendose maskën mbroje vetën dhe të tjerët! Për më shumë sqarime, mund të kontaktoni Qendrën e Thirrjeve përmes tel & viber: 045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28”, është thënë në njoftimin e Trafikut Urban.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Persona të panjohur sipas ankuesit kanë vjedhur një kasafortë në…