Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

28 maj 2020 | 20:56

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se edhe në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me shi dhe diell.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me intervale me diell dhe vranësira të dendura të cilat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh”.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelat me temperaturat minimale dhe maksimale gjatë dy ditëve të ardhshme në qytetet kryesore të vendit.

(A. M / Epoka e re).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak më parë është bërë me dije se Anglia do…