Ky është personi që solli koronavirusin në Britani

26 mars 2020 | 15:10

Një burrë britanik që dyshohet se ishte i infektuari i parë nga koronavirusi në Britani të Madhe, thotë se e solli virusin në shtëpi nga një udhëtim në alpe.

Sipas mediave të huaja, Daren Bland nga Maresfield, e mori Covid-19 në mes të janarit, që do të thotë se virusi mund të ketë mbërritur atje një muaj përpara, sesa mendohej në fillim.

Resorti austriak ku qëndroi Bland, ndërkohë është nën hetim, pasi dyshohet shpërthimi ka nisur aty.

Transmetimi i parë i koronavirusit në Britani të Madhe aktualisht mendohet të ketë qenë më 28 shkurt, mirëpo rasti më i hershëm i regjistruar ishte më 31 janar.

Raportohet se Bland kishte bërë një udhëtim katërditor në Ischgal nga 15 janari, përpara se të shfaqte simptomat e Covid-19, dhe t’ia kalonte sëmundjen gruas së tij Sarah dhe fëmijëve të tyre.

Këtu lind dyshimi se virusi është sjellë në Britani shumë më herët sesa mendohej në fillim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk kishte dyshim se Radja Nainggolan ishte një njeri me…