Ky është personi që u plagos rëndë sonte në Prishtinë, sapo kishte dalë nga burgu

14 maj 2026 | 22:47

Një person ka mbetur i plagosur rëndë në kokë si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Siç merr vesh Gazeta Online Reporteri.net i plagosuri është Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”, i cili dyshohet se kishte dalë nga burgu pak kohë më parë.

Nga Policia e Kosovës është konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 21:40, pas së cilës njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Ali Sokoli’ në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur,” ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinë, Enis Pllana.

Sipas tij, i plagosuri është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

“Personi i plagosur, mashkull, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti,” ka shtuar Pllana.

Vitija ishte arrestuar më 2024 për një ngajrje që kishte ndodhur po në të njëjtin vend me datën 13.06.2024, vrasje e rëndë në tentativë.

Atij gjatë arerstimit në banesë i ishin gjetur një armë e gjatë AK-47, një revole, një granatë dore dhe një thikë etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me…