Ky është personi që vdiq nga aksidenti në fshatin Zajm të Klinës

16 dhjetor 2023 | 11:21

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth ores 17:20 në fshatin Zajm të Klinës.

Personi që ka humbur jetën në këtë aksident është Bekim Mulaj nga fshati Burojë i Skenderajt.

Lajmin për vdekjen e Bekimit e ka konfirmuar edhe vellau i tij përmes rrjetit social “facebook.

”Të All-llahut jemi dhe te ai do kthehemi. Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se ka ndrruar jetë vëllau jonë Bekim Mulaj. Rreth kohës së varrimit dhe të pames ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar ai.

Rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar se njëri nga viktimat e aksidentit ka ndërruar jetë.

“Fatkeqësisht, më duhet të konfirmoj se mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit të Pejës ka konfirmuar vdekjen e njërit prej viktimave të aksidentit. Një nga të lënduarit është dërguar nga familjarët në QKUK në Prishtinë. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet mbi rastin” ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas largimit nga shtëpia, Blero është shprehur se ai nuk…