Ky është Sadri Lokaj që vdiq në vendin e punës në Gjakovë

30 prill 2026 | 18:50

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Meqë të Gjakovës, ku një punëtor ka humbur jetën tragjikisht gjatë procesit të punës. Viktima është Sadri Lokaj nga fshati Sllup i komunës së Deçanit.

Lidhur me rastin ka folur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se rreth orës 09:55 kanë pranuar informatën për incidentin.

Sipas saj, bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi mjetin transportues, me ç’rast kamioni ka rrëshqitur.

Pas këtij rasti tragjik, Policia ka ndaluar edhe një të dyshuar për 48-orë, me vendim të prokurorit.

Me vendim të prokurorit, lidhur me rastin e incidentit të sotëm, personi i dyshuar, pas intervistimit nga Njësia Rajonale e Hetimeve, është ndaluar për 48 orë”, ka thënë zyrtarja për informim në Policinë e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, sot ka pritur në zyrën…