Ky është transferi i fundit nga KB Prishtina

14 shtator 2018 | 15:27

Divine Myles është transferi i fundit i skuadrës së Prishtinës në basketboll.

“Myles luan në pozitën e fundorit dhe do të jetë ndihmesë e madhe gjatë rrugëtimit tonë si në garat e FIBA-s, po ashtu në garat vendore. Mylesi karakterizohet me lojë të gjithanshme në të gjitha repartet. Mylesi është 21-vjeçar, i gjatë 180cm. Karrierën e tij e filloj dhe e përfundoj tek kolegji, Stentson (NCAA). Vitin e fundit të kolegjit e përfundoj me këto statistika: 31 lojë, 16,8 pikë për lojë, 4,5 kërcime për loje, 4,2 asistime për lojë”, thuhet në njoftimin e KB Prishtina.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët e shqiptarëve të Kosovës Lindore para pak ditësh iu…