Ky është vendimi i Xhafer Gashit, pasi Abdixhiku refuzoi dorëheqjen e tij
Xhafer Gashi njofton se Kryesia e Degës së LDK-së në Obiliq nuk e ka pranuar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit.
Ai falënderoi anëtarët për besimin dhe mbështetjen dhe tha se do të vazhdojë të punojë për misionin e përbashkët të partisë, duke theksuar unitet, dinjitet dhe përkushtim.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Obiliqit,
të nderuar miq dhe bashkëpunëtorë,
Pas deklarimit tim publik për dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Degës së LDK-së në Obiliq, me kërkesë të Kryesisë së Degës u mbajt mbledhja e radhës, ku u diskutua lidhur me këtë çështje.
Ju njoftoj se Kryesia e Degës së LDK-së në Obiliq nuk e ka pranuar dorëheqjen time nga pozita e Kryetarit të Degës, duke shprehur njëzëri besimin dhe vlerësimin për punën dhe angazhimin tim ndër vite.
I falënderoj nga zemra secilin anëtar të Kryesisë për mbështetjen, respektin dhe besimin e treguar.
Unë do të vazhdoj t’i qëndroj besnik misionit tonë të përbashkët.
Rrugëtimi ynë vazhdon, me unitet, dinjitet dhe përkushtim.
Me respekt,
Xhafer Gashi
Kryetar i Degës së LDK-së në Obiliq



