Ky është zotimi për punë i zëvendësministres më te re në Qeverinë Haradinaj

08 gusht 2018 | 00:07

Kështu iu është drejtuar qytetarëve të Kosovës, zëvendësministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi e cila vjen nga radhët e Partisë Nisma Socialdemokrate menjëherë pasi ka marrë këtë post në qeverinë Haradinaj.

Ja postimi i plotë i saj:

Të nderuar miq, dashamirë e bashkëpartiak,

Gjatë periudhës 2013 e deri më sot, kemi pasur mundësinë të përjetojmë së bashku shumë ngjarje dhe zhvillime të rëndësishme të cilat kanë qenë kyçe në shtetndërtimin e vendit tonë. Qëllimet tona të përbashkëta për një politikë të mirëfilltë në të mirë të shtetit dhe qytetarëve po vazhdojnë të realizohen me një profesionalizëm dhe angazhim të përbashkët. 

NISMA Socialdemokrate po vazhdon mirëfillazi të jep kontributin për të trajtuar dh çuar përpara proceset për zhvillimin e vendit.

Së pari, si qytetare e vendit tim dhe si pjesë e strukturës së Nismës Socialdemokrate, i falenderohem secilit, veçanërisht strukturës partiake të NISMA Socialdemokrate në Malishevë, për mbështetjen e për përkrahjen që më është dhënë. 

Marr me përgjegjësi detyrën e zëvendësministres së MTI-së, të besuar nga lideri i Nismës Socialdemokrate FATMIR LIMAJ dhe zotohem se këtë detyrë do ta kryej me përgjegjësi, dinjitet e përkushtim! 

Me respekt, 

Arbëreshë Krasniqi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqiprim Arifi, kryetar i Preshevës, ka thënë se Lugina e…