Ky është zyrtari policor, që kërkoi ryshfet për leje të armës

25 shkurt 2026 | 13:23

Në mesin e katër personave të arrestuar si dhe hetimeve që po zhvillonte Prokuroria Themelore në Prishtinë lidhur me lëshimin e kundërligjshëm të certifikatave për leje për armë, është dhe një zyrtar policor. Zyrtari policor i arrestuar është Halil Nezaj nga stacioni policor Prizren, i angazhuar me punë dytësore në poligonin “Dreni Ing”.

Zyrtari policor Halil Nezaj bashkë me dy të tjerë janë arrestuar me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, ndërsa personi i katërt është arrestuar me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”./Betimi për Drejtësi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa…