Ky pritet të jetë klubi i ri i Coutinhos

04 nëntor 2021 | 15:00

Philippe Coutinho dhe Barcelona mund t’i ndajnë rrugët qysh në afatain kalimtar të janarit.

Ani pse e ka lënë lëndimin prapa krahëve, braziliani nuk po mundet të lë shenja te katalunasit dhe një largim i tij, duket i pashmangshëm.

Sipas “Daily Mail”, Newcastle United është e interesuar për shërbimet e 29-vjeçarit.

“Barcelona është e gatshme të pranojë një ofertë huazimi e cila përfshin një opsion të detyrueshëm për blerje permanente. Barcelona thuhet se është gati të pranojë një ofertë nga Newcastle United për Philippe Coutinho në janar”, ka shkruar ndër të tjera, mediumi në fjalë.

Coutinho ka zhvilluar 10 paraqitje këtë sezon me Barçën, ndërsa ka shënuar vetëm një gol. Me promovimin  e Gavit dhe Nicos, në ekipin e parë, minutazhi i tij veçse është kufizuar edhe më shumë.

Në ndeshjen e fundit, që Barcelona e zhvilloi në Ligën e Kampionëve ndaj Dynamo Kyiv, Coutinho nuk luajti fare. Ai kishte “zbarkuar” në “Camp Nou” në vitin 2018, ndërsa për kartonin e tij, blaugranët kishin paguar 150 milionë euro. Coutionho mbetet ende, transferi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave te Barcelona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së katërt në fazën grupore…