Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve

04 nëntor 2021 | 14:46

Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së katërt në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. UEFA ka publikuar formacionin me lojtarët më të mirë të këtij raundi në ligën më prestigjioze evropiane.

Robert Lewandowski që kontribuoi me tre gola në fitoren 5-2 të Bayern Munchen ndaj Benficës është vendosur në qendër të sulmit. Në krah me polakun është edhe Cristiano Ronaldo që me dy golat e tij shmangu humbjen e Manchester Unitedit (2-2) në udhëtim te Atalanta. Ndërsa, portieri më i mirë i javës është zgjedhur ai i Benficës që pranoi pesë gola kundër Bayernit, Vlachodimos.

Formacioni: Vlachodimos, Alexander-Arnold, Baku, Cancelo, Nkunku, Wijnaldum, Capoue, Pedro Goncalves, Ronaldo, Dybala, Lewandowski.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barazimi i Leipzig ndaj PSG-së nuk i ka pëlqyer trajnerit…