Ky veprim do ta nervozojë Moskën, BE-ja i ndihmon Ukrainës t’i gjejë trupat ruse

28 shkurt 2022 | 16:30

Bashkimi Evropian (BE) i ka kërkuar qendrës së saj satelitore në Madrid që t’i ofrojë informacion inteligjent Ukrainës për lëvizjet e trupave ruse, ndërsa vendet unionit janë shprehur edhe më të vendosura, që ta rrisin ndihmën e tyre ushtarake për Ukrainën.

Kështu ka bërë të ditur kryediplomati evropian, Josep Borell, në një konferencë për media, ku ka thënë se sanksionet e BE-së ndaj Rusisë do t’i kushtojnë edhe vetë Evropës.

“Por ne duhet të jemi të gatshëm të paguajmë çmimin, ose do të paguajmë çmim më të lartë në të ardhmen”.

“Relacionet me Rusinë nuk do të përcaktohen në të ardhmen nga tregtia”, ka deklaruar Borell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pas katër orësh, po vazhdojnë bisedimet mes delegacionit të…