Kylie Jenner: Dikush nga familja është infektuar me Covid-19

02 maj 2020 | 15:26

Koronavirusi mesa duket nuk po kursen askënd, madje as personazhet e njohur të showbiz-it, futbollistë, politikanë, të moshuar e të rinj.

Disa nga personazhet e njohur e kanë deklaruar publikisht se janë infektuar me koronavirus, madje dyshohet se edhe familja më e famshme në botë Kardashian-Jenner është prekur nga ky virus i tmerrshëm, shkruan “Page Six”.

Çdo dyshim ka lindur nga publikimi i trailerit të episodit të ri të “Keeping Up With Kardashian”.

Në trailer, shfaqet Kylie Jenner e cila shprehet se “është e frikshme kur dikush aq i afërt ka rezultuar pozitiv,”.- ka thënë ajo, duke iu referuar testit të koronavirusit.

Para pak kohësh e ëma e Kylie, Kris Jenner është testuar, por fatmirësisht doli negative. Nuk e dimë se për kë e ka patur Kylie Jenner konkretisht atë fjali, por na duhet të presim deri në momentin kur të publikohet episodi i ri i “KUWTK” për ta zbuluar.

Ndërkohë dje ylli i reality show është shfaqur shumë e lumtur në rrjete sociale duke festuar ditëlindjen e Travis Scott.

Në trailerin e episodit shfaqet dhe Kris Jenner e emocionuar që duhet të praktikojë distancën sociale nga vajzat. Nga ana tjetër Kim Kardashian nëpërmjet një postimi në Instagram ka bërë thirrjen për ndihmë për fëmijët në nevojë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri gjatë ditës së shtunë ka…