LA Galaxy e kërkon Ibrahimoviqin

30 janar 2018 | 11:34

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimoviq, është afër transferimit në LA Galaxy. Lajmin e ka bërë me dije “ESPN”.

Suedezi, i cili aktualisht është një prej futbollistëve më të paguar në Angli, mendohet se do të përfitojë një super pagë në Los Angeles, falë edhe mbështetjes së madhe të sponsorëve të klubit amerikan. Ibrahimoviq, i cili u rikthye në fushë në muajin nëntor, pas një dëmtimi të rëndë që pësoi në gju prillin e shkuar, ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në këtë sezon për shkak të shqetësimeve që iu shfaqën sërish në gju, ka qëndruar larg skuadrës dhe pritet që javën e ardhshme ta rifillojë stërvitjen.

Me ardhjen e Alexis Sanchezit, mundësitë e aktivizimit për ish-sulmuesin e kombëtares suedeze janë zvogëluar shumë. Dhe LA Galaxy është një mundësi e mirë që 36-vjeçari të ketë më shumë minuta në dispozicion.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, ka thënë se vendi i…