La gruan për mbesën e saj, braziliani Hulk në pritje të fëmijës së katërt

20 shtator 12:13

Givanildo Vieira de Souza ose i njohur ndryshe nga gjithë futbolldashësit si Hulk po pret fëmijën e katërt.

Futbollisti përveç fizikut dhe mënyrës së lojës do të mbahet mend gjatë dhe për skandalin që e shoqëroi në jetën e tij pasi u divorcua nga gruaja me të cilën kishte tre fëmijë për t’u martuar me mbesën e saj.

Tashmë Hulk do të ketë një fëmijë me gruan e dytë. Ai falënderon zotin për këtë dhuratë teksa thotë se zemra po i rreh fort prej lumturisë.

Hulk në moshën 35-vjeçare është në përmbyllje të karrierës së tij teksa pas aventurave në Japoni, Portugali, Rusi apo Kinë vendosi këtë vit të rikthehet përfundimisht në Brazil te Atletico Mineiro.

STATUSI NGA HULK:

Sot me një zemër plot mirënjohje ndaj Zotit, vij të ndaj me ju se për herë të katërt po bekohem me një fëmijë tjetër

Zemra ime rreh fort nga kaq shumë lumturi dhe mund të them vetëm faleminderit ZOT

Tashmë mezi presim të të presim, fëmijë, të duam pa kushte❤️

Eja plot shëndet bebi im🙏

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se krerët e…