La punën si recepsioniste, modelja shijon jetën luksoze falë shitjes së fotove seksi

11 shtator 2022 | 12:16

Një modele, e cila hoqi dorë nga puna si recepsioniste, ka treguar se si vendosi që të shiste foto seksi në internet.

SisterKirsty është një influencuese nga Kanadaja, e cila ka arritur që të ketë mbi 800 mijë fansa në të gjitha platformat.
Ajo përdor faqen e saj në “Twitter”, “TikTok” dhe “Instagram” për të publikuar përmbajtjet e saj seksi, si dhe faqen e saj për të rritur.
“Daily Star” shkruan se përpara se të bëhej SisterKirsty, ajo punoi si recepsioniste në një kompani korporate dhe si shitëse e makinave luksoze.

Por që në momentin që ajo u bë pjesë e “OnlyFans”, modelja ka mundur që të fitojë para për të bëjë një jetesë shumë luksoze.

Duke folur për “Dialy Star”, bukuroshja zbuloi gjithçka për  punën e saj të guximshme.

Kam krijuar faqen time në pranverë të vitit 2020. Përpara se të kisha uebsajtin tim, përdora Patreon dhe mendoja për “OnlyFans”, por asnjëherë nuk më pëlqeu vërtet platforma.

Përpara këtyre përdorja një aplikacion të quajtur ‘Supe’, i cili më lejonte që të shisja foto, por tani ky aplikacion është zhdukur. Më pëlqen të kem faqen time sepse mund të personalizoj plotësisht gjithçka”, ka thënë modelja.

Ajo ka shtuar se fotografitë i realizon gjithmonë argëtuese dhe përpiqet që të jenë sa më seksi. Ndërkohë ajo ka treguar se është ende beqare dhe beson se disa burra nuk e pëlqejnë punën e saj.

Ajo e ka nisur sipërmarrjen e saj të çuditshme rreth shtatë vjet më parë, pasi gjithmonë ka dashur që të jetë “një nga vajzat e nxehta” në shfaqjet televizive.

“Mbaj mend që i thashë të dashurit tim në atë kohë: ‘Dua të jem një nga ato vajzat e nxehta’, kështu që fillova të postoja më shumë”.

Tashmë duket se modelja është duke jetuar ëndrrën e saj! Ajo nuk e ka aspak problem që jetën luksoze që bën ta shfaqë në rrjetet sociale, që nga blerja e shtrenjtë e këpucëve e deri te udhëtimet në vendet më të bukura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka përkujtuar 21-vjetorin e sulmit…