Labi kërkon votën tuaj për asamble

12 tetor 2021 | 12:59

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për asamble komunale të Gjakovës, Labeat Sadria, i cili në listën e PDK-së, mbanë numrin zgjedhor #8, ka vazhduar me prezantimin e projektit të tij elektoral tek qytetarët e Gjakovës.

Prezantimin e tij në fshatin e tij të lindjes në Ponoshec, përpos kryetarit të degës së PDK-së, Hajdar Beqës dhe kandidates për kryetare të Gjakovës nga radhët e PDK-së, Arbënesha Kuqit, e ka bërë edhe deputeti Enver Hoxhaj.

“Në Ponoshec të Gjakovës patëm një takim të mrekullueshëm ku u pa mbështetja e madhe për kandidaten për kryetare të kësaj komune, Arbënesha Kuqi, si dhe kandidatin për asamble Labeat Sadria. Çdo ditë PDK-së po i shtohet përkrahja pasi ka për qëllim ngritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimin e qytetit. Dhe kjo, do të ndodhë më 17 tetor”, ka thënë Hoxhaj ndër tjera në prezantimin e Labeatit dhe Arbëneshës.

Ndërsa kryetari dhe njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hajdar Beqa ka thënë se labi dhe familja e tij janë pjesë e PDK-së që nga themelimi i saj dhe vota për Labin është vlerësim për PDK-në.

Kandidati për asamble Labeat Sadria ka falënderuar të pranishmit duke i falënderuar për mbështetjen e tyre në rrugëtimin për të mirë të të gjithë qytetarëve. “Ju falënderoj përzemërsisht për pjesëmarrjen tuaj dhe mbështetjen qe ma dhatë, me keni bere te ndjehem mirë e te vazhdoj akoma me fuqishëm drejt synimeve tona ne përmirësimin e jetës se qytetareve, ju meritoni me shumë dhe me mirë andaj do të punojmë vazhdimisht me tere potencialin e energjinë ne arritjen e objektivave tona. Falënderoj Zt. Enver Hoxhaj për kohen qe gjeti te jete prezent me neve, si dhe strukturat e degës ne Gjakove Zt. Hajdar Beqa dhe kandidaten për kryetare znj. Arbnesha Kuqi. Ju jam përherë falënderues të gjithë juve që po më mbështetni në këtë rrugëtim për të mirën e të gjithë neve!” ka shkruar Sadria.

Kandidati për asamble është djali i të ndjerit Jahë Sadria, ish-i burgosur politik dhe përjetues e i mbijetuar i masakrës së Dubravës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Rezultatet na japin gjithnjë e më shumë vetëbesim. Ne duhet…