Labinot Tahiri dëshiron t’i rregullojë varrezat e Jasharëve

22 maj 2020 | 09:13

Këngëtari Labinot Tahiri ka shkruar sot se do të takohet me kryetarin e Skenderajt për t’i rregulluar varrezat e familjes Jashari. 12 orë më parë ai ka dhuruar 5 000.00 euro për studentë, e pak para mesnatës ka shkruar se me fondacionin e vet ka rregulluar varrezat e dëshmorëve në Gllogjanin e Ramush Haradinajt.

“Po presim që të vazhdojmë e ta dërgojmë donacionin në Prekaz, për kullat e Jasharajve!  Sapo të jemi në kontakt me Komunën e Skenderajt dhe kryetarin e nderuar Bekim Jasharin kështu do bëhet edhe atje zbukurimi i varrezave të dëshmorëve!”, ka shkruar Tahiri.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi ka lëshuar një…