Laçi arrin kualifikim historik në Rumani

29 korrik 2021 | 22:43

Laçi shkruan historinë në kompeticionet Evropiane, teksa mbrëmjen e sotme ka arritur një kualifikim të madh për në turin e tretë të Conference League. Skuadra e Duros barazoi 0-0 në dueln e kthimit ndaj Universitatea Craiova-s.

Kurbinasit zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, duke humbur raste të shumta shënimi. Lushkja, Gundo dhe Mazrekaj ishin fantastik në fazën e avancuar, ndërkohë që Sherri dhe Malota një garanci në prapavijë.

Fitorja 1-0 në ndeshjen e parë ishte e mjaftueshme për Laçin që të siguronte kualifikimin për në turin tjetër ku do të sfidojnë Anderlechtin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje më 28 korrik, ka…