Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në inaugurimin e Bidenit

15 janar 2021 | 11:52

Këngëtaret Lady Gaga dhe Jennifer Lopez, të njohura ndryshe edhe si mbështetëse të Joe Biden, do të performojnë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ardhshëm të SHBA.

Lady Gaga bëri fushatë për Biden duke u paraqitur me të në prag të zgjedhjeve presidenciale nëntorin e kaluar.

Ajo do të këndojë himnin kombëtar në ceremoninë që do të mbahet më 20 janar, ndërsa Lopez, e cila shpalli hapur votën për Biden vitin e kaluar, do të prezantojë një performancë të veçantë muzikore.

Pas ceremonisë, Tom Hanks do të moderojë një edicion special që është pagëzuar me emrin “Festimiet për Amerikën”.

Programi 90-minutësh në prime time do të përfshijë muzikantët amerikanë Jon Bon Jovi, Demi Lovato, Justin Timberlake dhe Ant Clemons dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga disa nga kanalet kombëtare amerikane.

Komiteti përurues i Biden tha se ai “do të festonte fillimin e një udhëtimi të ri kombëtar drejt një Amerike të bashkuar”.

Kur Biden të betohet, Uashingtoni DC do të jetë ende nën një gjendje të jashtëzakonshme pas sulmit që u krye në Capitol më 6 Janar.

Më shumë se 10,000 trupa të Gardës Kombëtare do të jenë në qytet, me rreth 5,000 të tjerë në gatishmëri.

Pjesëmarrja në ceremoni do të jetë “jashtëzakonisht e kufizuar” në përputhje me rregullat për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Infrastrukturës (MI) ka bërë me dije se mirëmbajtja…