Lady Gaga realizon ëndrrën, do të performojë në teatrin “Apollo”

23 maj 2019 | 13:36

Këngëtarja e njohur botërore, Lady Gaga, do të performojë për herë të parë të hënën në Teatrin “Apollo” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dy kompanitë e mëdha “SiriusXM” dhe “Pandora”.

Gaga ka thënë se kjo ka qenë ëndrra e saj e kamotshme që të performojë në atë skenë.

“Të performojë në ‘Apollo’ ka qenë gjithnjë ëndrra ime. Faleminderit ‘SiriusXM’ dhe ‘Pandora’ që më ftuat. Jam shumë e emocionuar për fansat e mi që do të shohin një mbrëmje të veçantë”, ka thënë Gaga sipas “People”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Edi Rama, pa u bërë 24 orë…