Lady Gaga rrëfen problemet mendore: Nuk thosha dot ‘jo’

12 nëntor 2018 | 11:21

Këngëtarja Lady Gaga nuk ka hezituar asnjëherë që të tregojë të vërtetën. Ajo u nderua me një çmim për pjesëmarrjen në “A Star Is Born” dhe gjatë fjalimit foli për problemet mendore që ka kaluar gjatë jetës. Gjendja e rënduar psikologjike e detyroi që të kërkojë ndihmë për trajtim. Lodhja që merrte nga aktivitetet e shumta ishte gati që t’i merrte jetën. “Pas shumë vitesh që i thosha ‘po’ punës, intervistave, ngjarjeve, të gjitha mundësive, për ta cilat pa dyshim jam shumë mirënjohëse dhe pasi punova aq fort sa munda për t’i arritur ëndrrat e mia, fjala ‘po’ u kthye në diçka automatike. Zëri im i brendshëm u fik dhe kjo gjë nuk është e shëndetshme. Unë nuk kisha fuqinë të thosha ‘jo”, ka thënë këngëtarja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kate Upton ka sjellë në jetë fëmijën e parë me…