Lagjja e dytë në Skenderaj së shpejti do të bëhet me poligon sportiv

30 tetor 2020 | 15:43

Komuna e Skenderajt ka bërë me dije se të rinjtë e lagjes 2 në këtë komunë së shpejti do ta kenë poligonin sportiv.

Në këtë kontekst, kjo komunë ka theksuar se nxënësit dhe të rinjtë e fshatit Rezallë tashmë e kanë një poligon për zhvillimin e aktiviteteve të tyre sportive, kurse të rinjtë e Polacit do të kenë së shpejti një fushë sportive moderne.

Për të parë nga afër zhvillimin e punimeve, kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtorin e Kulturës, Abdyl Ymeri, drejtoren e Urbanizmit, Sanije Ahmeti, kryesuesen e Kuvendit Komunal, Fatbardha Haliti si dhe drejtorin e Inspektoratit, Arton Veliu, kanë vizituar nga afër punimet që janë duke u bërë në poligonin sportiv të lagjes 2, projekt ky i financuar nga komuna dhe Ministria e Pushtetit Lokal, në kuadër të “Grantit të Përformancës”, për vitin 2018.

Po ashtu ata kanë vizituar edhe punimet në poligonin sportiv në fshatin Polac si dhe poligonin sportiv të shkollës fillore “Malush Ahmeti”, në fshatin Rezallë, ku i pranishëm ishte dhe asamblisti Sami Aruçaj.  “Me anë të këtyre poligoneve si dhe ambienteve sportive po iu mundësojmë të rinjve që të kenë hapësirën adekuate për të ushtruar aktivitetet e tyre”, ka thënë Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Kamenicës ka njoftuar të gjithë qytetarët e Kamenicës…