Lahi Brahimaj: Tahir Zemaj ka mbetur komandant i Dukagjinit deri në momentin që është larguar

24 maj 2023 | 23:20

Ish komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Ramush Haradinaj i kishte lëshuar pozitën e komandantit të zonës së Dukagjinit Tahir Zemajt, ndërsa shton se ky i fundit mbeti në atë pozitë deri sa u largua.

“Ramush Haradinaj i ka hap krahun si thonë ata në Shqipëri dhe i ka thënë vazhdo. Ai ka mbetur komandant deri në momentin kur ka ikur”, tregon Brahimaj.  

Tutje ai tregon se Haradinaj u kthye si komandant me vendim të Shtabit të PËrgjithshëm të UÇK-së.

“Në takimin në Prapaçan, ku kanë qenë Hashim Thaçi, Rexhep Selimi e të tjerë, ka ardhur vendimi që Ramushi të rijë si komandant ndërsa Tahiri si epror i grupit në Prapaçan e të mbahen kontaktet me atë grupin e FARK-ut në Shqipëri. Kjo mbeti kështu deri në ofensivën së shtatorit kur u larguan ata”, shtoi ai.

Brahimaj po ashtu tha se FARK-u nuk ka udhëhequr me luftën në Koshare dhe Loxhë. Ai shton se kushdo që ka luftuar në anën e shqiptarëve në këto beteja, ka pasur emblemën e UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tina Turner, një nga vokalistet më të mëdha të rock-ut…