Lajçak dhe Escobar në Kosovë e Serbi për de-përshkallëzimin e tensioneve në veri

03 qershor 2023 | 16:40

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak dhe dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, do të qëndrojnë të hënë dhe të martën në Prishtinë dhe Serbi, ku do të angazhohen për de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Stano ka thënë se përfaqësuesi i BE-së dhe ai i ShBA-ve, të hënën do të jenë në Kosovë.

“Mund të konfirmoj se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak do të shkojë në Prishtinë dhe Beograd të hënën dhe të martën, së bashku me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, për të ndjekur thirrjet e nivelit më të lartë të BE-së për de-përshkallëzimin e tensioneve në veriun e Kosovës. Përshëndetjet më të mira”, ka thënë ai për KosovaPress.

Ndërkohë, sipas burimeve të KosovaPress-it, ata do ta kenë një vizitë edhe në veri të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosovari 47 vjeçar po drejtonte furgonin në mënyrë korrekte kur…