Lajçak: Dialogu Kosovë-Serbi të jetë mbi politikat ditore

22 tetor 2020 | 16:59

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se procesi i dialogut duhet të jetë mbi politikat ditore në dy vendet.

Në Forumin e Sigurisë Beograd 2020, i cili po mbahet në formë virtuale, ai ka thënë se ky proces është mjaft i vështirë dhe sfidues.

“Është evidente se jemi aktorë në një proces masiv dhe shumë të rëndësishëm, proces sfidues dhe i vështirë. Duhet të jemi të vëmendshëm për këtë. Është proces që kërkon kompromis. Nuk mund të fitojë njëra palë e të humbas tjetra. Nuk do të shkojë ashtu. Po ashtu nuk bën të instrumentalizohet për politika ditore. Mesazhi im është që dialogu të jetë sipër politikave ditore. Ka shumë çështje që duhet të adresohen, por duhet të kemi mirëkuptim nga publiku, përkrahje nga komuniteti ndërkombëtar, nga BE-ja fillimisht dhe nga miqtë tanë në SHBA”, ka thënë Lajçak.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princ Leka dhe Elia Zaharia janë bërë prindër për herë…