Lajçaku pranon se ka mospajtime të mëdha mes Kosovës dhe Serbisë
Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pranuar se ka mospajtime të mëdha mes Kosovës dhe Serbisë në procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se pozicionet e Kosovës dhe Serbisë për shumë çështje mbesin shumë larg njëra-tjetrës.
“Sapo përfunduam dy ditë me punë të madhe dhe diskutime intensive me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Pozicionet në një numër çështjesh urgjente mbesin larg njëra-tjetrës. Shumë punë përpara”, ka shkruar Lajçak.
We just finished two days of hard work and intense discussions with the Chief negotiators of Kosovo and Serbia. Positions on a number of pressing issues remain far apart. A lot of work ahead. pic.twitter.com/pEH2nc4TeN
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 8, 2021



