Lajçaku del me detaje pas takimit me Bislimin e Petkoviqin për targat

21 prill 2022 | 16:21

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë me dije se takimi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe drejtorin e ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka shkuar “mirë”.

Lajçaku këto detaje i ka ndarë nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, duke përmendur agjendë të ngjeshur, përfshirë edhe çështjen e targave.

“Ne kemi agjendë të ngjeshur të çështjeve aktuale, përfshirë targat, zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të dialogut dhe përgatitjen e terrenit për një takim të ardhshëm të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçaku.

Lajçaku, sipas fotografive, i ka zhvilluar takimet e ndara me të dy kryenegociatorët, teksa nuk është bërë e me dije i kanë përafruar qëndrimet për arritjen e një marrëveshjeje për targat.

Kosovës dhe Serbisë sot, më 21 prill, u skadon afati për të arritur një marrëveshje përfundimtare lidhur me targat e veturave serbe dhe atyre kosovare që hyjnë dhe dalin nga kufijtë e dy shteteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhimi i lëngjeve me përmbajtje të lartë të frutave dhe…