Lajçaku dhe Palmeri: BE-ja dhe ShBA-ja nuk janë rivalë, kemi vizion të përbashkët për Ballkanin Perëndimor

02 korrik 2020 | 10:04

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit,  Matthew Palmer dhe i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak kanë thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja nuk janë rivalë dhe kanë të njëjtat synime dhe vizione për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në një videokonferencë për “Dialogët Ballkanikë”, të organizuar nga Concordia, Instituti East West (EWI) dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike (BFPE), Palmer ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në rajon për të siguruar qëllimin përfundimtar normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë janë konfirmuar 113 raste të reja me COVID-19, e…