Lajçaku dhe Reekeri takohen në Bruksel, bisedojnë për koordinimin ShBA-BE
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka takuar sot në Bruksel ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Philip Reeker.
Në këtë takim është diskutuar për ripërtëritjen tashmë të konfirmuar të raporteve të forta në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian dhe gjithashtu bashkëpunimin për Ballkanin Perëndimor.
“Ne kemi folur gjithashtu për situatën në rajon në detaje dhe për aktivitetet e ardhshme”, ka shkruar Lajçaku në llogarinë e vet në “Twitter”.
Welcomed 🇺🇸Assistant Secretary of State Phil Reeker to Brussels today. We confirmed the renewed strong 🇪🇺-🇺🇸cooperation in the Western Balkans. We also spoke about the situation in the region in detail and discussed future activities. pic.twitter.com/kpE4MDzTIr
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 12, 2021



