
Lajçaku: Është koha që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses
09 shtator 2020
| 21:54
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë se është koha që procesi i dialogut të përfundojë me sukses.
“Sot janë bërë saktësisht 10 vjet që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mirëpriti gatishmërinë e Bashkimit Evropian, për të ndërmjetësuar në procesin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Është koha që ai të përfundojë me sukses”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e vet në “Twitter”.
Today marks 10 years since #UNGA welcomed the readiness of the 🇪🇺 to facilitate a process of dialogue between Belgrade and Pristina. It’s high-time to bring it to a successful end.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 9, 2020