Lajçaku i shkon Kurtit në zyre
09 mars 2023
| 15:44
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit, me presidenten Vjosa Osmani, është drejtuar në ndërtesën e qeverisë.
Aty, Lajçak do ta takojë kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Lajçaku është duke qëndruar në Kosovë, para takimi të 18 marsit që do të mbahet në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
I dërguar special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të enjten (sot) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.



