Lajçaku jep detaje nga takimi me Vuçiqin dhe Petkoviqin

12 maj 2023 | 14:29

Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar së në kryeqytetin serb Beograd, është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.

Lajçaku në “Twitter” ka shkruar se takimi i paralajmëruar të hënën në nivel kryenegociatorësh është mundësi e mirë për t’i adresuar çështjet e dialogut.

“Në Beograd u takova me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe drejtorin Petar Petkoviq për të diskutuar rrugën përpara për zbatimin e marrëveshjes. Takimi i kryenegociatorëve të hënën e ardhshme është një mundësi e mirë për të rënë dakord për hapat konkretë të ardhshëm”, ka shkruar Lajçaku.

Ndryshe, Lajçaku dje ka qëndruar në Kosovë, ku ka takuar kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën, përfaqësuesit e shoqërisë civile në veri si dhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ia…