Lajçaku nesër vjen në Kosovë, kjo është agjenda e tij

14 shtator 2021 | 13:47

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vijë nesër (e mërkurë) në Kosovë.

Zyra e BE-së në Kosovë ka njoftuar se gjatë vizitës së tij nga 15 deri më 17 shtator, ai do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj.

“PSBE planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit”, ka njoftuar Zyra e BE-së në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka fajësuar ushtritë e huaja se…