
Lajçaku nis vizitën dyditore në Kosovë
09 mars 2023
| 14:48
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, të enjten nisi vizitën dyditore në Prishtinë, që synim ka përgatitjet për rundin e ri të dialogut.
Lajçak gjatë vizitës në Prishtinë, fillimisht u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Më vonë gjatë ditës, është paraparë edhe një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ai do të takohet edhe me përfaqësuesit e partive opozitare.
Sipas BE-së, pas qëndrimit në Kosovë, më 13 dhe 14 mars, Lajçak do të vizitojë Beogradin.