Lajçaku niset për në Beograd, viziton pikën kufitare në Merdare

15 tetor 2020 | 16:15

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, pas qëndrimit në Prishtinë është nisur për në Beograd.

Ai rrugës për në Serbi është ndalur për vizitë në pikën e Merdares.

“Gjatë rrugës për në Beograd, jam krenar që vizitoj ambientet e pikës së përbashkët në Merdare të ndërtuara nga BE-ja me 4.6 milionë euro, dhe tani e përdorur plotësisht nga të dy palët siç kishin rënë dakord në dialog në vitin 2011”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta,  ka thënë se grupet kriminale…