Lajçaku paralajmëron ‘hapa të menjëhershëm’ për dinarin: Fillimisht, diskutim me Besnik Bislimin

04 mars 2024 | 17:15

I dërguar i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun, Miroslav Lajçak ka paralajmëruar “hapa të menjëhershëm për çështjen e dinarit”..

Ai ka thënë se një nga këta hapa, është një diskutim që do ta ketë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Në një përmbledhje që Lajçaku i bën javës së kaluar dhe fillimit të kësaj jave, veç tjerash ka shkruar.

“Pika kryesore në agjendën time në Bruksel javën e kaluar ishte takimi mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur përgjigje në pyetjet e hapura lidhur me vendimin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për paratë e gatshme – në veçanti çështjen e asistencën nga Serbia për popullatën në Kosovë. Mirëprita përkushtimin e të dyja delegacioneve për gjetur një zgjidhje substanciale për komunitetet e prekura. Takimi ishte i rëndësishëm si hap i parë, sidoqoftë, shumë pikëpyetje politike mbesin dhe bisedime të tjera janë të nevojshme në ditët që po vinë. Për këtë arsye, si hap të menjëhershëm qe do ta bëj, është diskutimi me zëvendëskryeministrin dhe kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi”, ka shkruar Lajçaku në “Facebook”.

Javën e kaluar, në Bruksel është mbajtur një takim për çështjen e dinarit, ku nga Kosova, ka marrë pjesë Guvernatori i BQK-së ndërkaq nga pala serbe, kryenegociatori Petar Petkoviq.

Më 1 shkurt 2024, në Kosovë ka nisur të zbatohet Rregullorja e BQK-së për operacione me para të gatshme.

Përveç tjerash, kjo rregullore e përcakton euron si valutë të vetme që përdoret si mjet pagese në Kosovë.

Kjo ka ngjallur reagimin e komunitetit serb që jeton në Kosovë, të cilët bëjnë pagesa e paguajnë me dinarë. Kosova është përballur me kritika dhe paralajmërime serioze për prishje të mundshme të raporteve me ShBA-në.

ShBA-ja dhe vendet e tjera të QUINT-it kanë kërkuar shtyrjen e zbatimit të vendimit të BQK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Lartë e SHBA ka rrëzuar Gjykatën e Kolorados…