Lajçaku paralajmëron takime të tjera: Shumë pyetje për rregulloren e BQK-së mbeten pa përgjigje

27 shkurt 2024 | 16:34

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se bisedimet për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ishin “një hap i parë i rëndësishëm”, por se “shumë pyetje politike” kanë mbetur ende pa përgjigje.

Me ndërmjetësimin e tij, përfaqësues të Kosovës dhe të Serbisë janë takuar të martën në Bruksel.

“Takimet shtesë do të jenë të nevojshme”, ka shkruar Lajçaku në një postim në platformën “X”.

Ai nuk ka sqaruar nëse palët kanë pasur ndonjë dakordim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mikel Arteta po bën një punë fantastike me Arsenalin, me…