Lajçaku pas takimit me Kurtin: Jam i befasuar, u bë temë e nxehtë kjo për arkivat e UÇK-së

17 shtator 2021 | 17:12

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak është deklaruar lidhur me arkivat e UÇK-së, duke thënë se është i befasuar me bujën që i është dhënë kësaj teme.

Lajçak në një konferencë për media, pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka pasur diskutim të veçantë për arkivat.

“Nuk ka pasur diskutim të caktuar për arkivat. Jam i befasuar se sa e nxehtë si temë është bërë kjo në shoqërinë dhe mediat tuaja. Ajo që është thënë ka qenë vetëm rikonfirmim i asaj që është thënë disa herë në të kaluarën se nuk ka pengesa nga asnjëra palë që t’u qasemi arkivave”, ka thënë ai në një deklaratë për media.

Lajçak ka theksuar se nuk ka arkiva të UÇK-së, por vetëm arkiva shtetërore.

Ai ka theksuar se në takimin e fundit mes Bislimit dhe Petkoviqt që ka ngjallur interesim rreth temës së arkivave, zëvendëskryeministri Bislimi ka thënë se s’ka arkiva të UÇK-së, por arkiva shtetërore të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fushatën zgjedhore AAK e ka nisur në kryeqytetin e Kosovës,…