Lajçaku pas videokonferencës me Hotin dhe Vuçiqin: Dialogu është kthyer në binarë

12 korrik 2020 | 14:12

Dialogu Kosovë-Serbi është kthyer në binarë. Kështu është shprehur përfaqësuesi i BE-së për këtë proces, Miroslav Lajçak, pas videokonferencës së sotme ku kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Sapo konkluduam në takimin virutal me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Hoti dhe jam i lumtur se pas Samitit të Parisit dhe takimit të sotëm dhe dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për arritjen e marrëveshjes dhe normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas 20 muajsh është rikthyer në binarë”, është shprehur Lajçaku.

Ai ka thënë se sot janë pajtuar për agjendën e takimit të Brukselit, i cili do të mbahet të enjten.

“Si rezultat i takimit të sotëm jemi pajtuar në elementet kyçe të procesit dhe agjendës për takimin e Brukselit që mbahet të enjten. Dua të falënderoj partneret tanë për angazhimin konstruktiv të treguar sot”, ka thënë Lajçaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli brazilian i PSG, Neymar JR që një kohë të…