Lajçaku shkruan për takimin me Osmanin dhe Hotin

02 mars 2021 | 14:01

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se ka zhvilluar një bisedë të dobishme me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

“Ne folëm për zgjedhjet e fundit dhe zhvillimet aktuale. Ne gjithashtu diskutuam hapat e ardhshëm në dialog”, ka shkruar Lajçaku.

Gjithashtu, ai ka shkruar edhe për takimin që ka zhvilluar me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti.

“Unë gjithashtu u takova sot me Kryeministrin në detyrë Avdullah Hotin. Unë e falënderova atë për bashkëpunimin e mirë gjatë mandatit të tij në zyrë dhe angazhimin e tij për dialogun dhe të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka shkruar Lajçaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anthony Joshua ka bërë si një konfirmim se përballja për…