Lajçaku takohet me Ahmetin dhe Grubin, ripërsërit kërkesën e ShBA-së dhe BE-së për shtensionimin e situatës në veri

16 qershor 2023 | 12:59

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili është duke marrë pjesë në Forumin e Prespës, është takuar me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Me këtë rast, Lajçaku ka bërë me dije se me Ahmetin dhe Grubin kanë biseduar për shtensionimin e situatës në veri ne përputhje me kërkesat amerikane dhe evropiane.

“Folëm për situatën në veri të Kosovës dhe nevojën urgjente për hapa për uljen e tensioneve në përputhje me kërkesat ShBA-së dhe BE-së”, ka shkruar Lajçaku në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koment i vogël për një problem të madh Milazim KRASNIQI…