Lajçaku vazhdon vizitën në Beograd, nis takimin me Petkoviqin

16 tetor 2020 | 08:59

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur sot herët ditën me takime në Serbi. I pari me të cilin ai po takohet këtë mëngjes është drejtori i ri i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Takimi Lajçak – Petkoviq ka nisur në 8:30. Lajçak mbrëmë është pritur në Beograd nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pasi ka zhvilluar takime dyditore në Kosovë me të gjithë përfaqësuesit institucionalë dhe partiakë.

Lajçak dje pas përfundimit të takimeve në Kosovë ka thënë se nuk ka marrëveshje Kosovë – Serbi pa zbatimin e asociacionit të komunave serbe pasi, sipas tij, për këtë Kosova është zotuar. Ai pas përfundimit të takimeve në Kosovë në një konferencë për media tha se në takimet që ka pasur me përfaqësues të pozitës dhe opozitës nuk ka pasur ndonjë problem për pikën e marrëveshjes rreth asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Intervistoi dhe përktheu nga gjuha malazeze: Dimitrov Popoviq Frymëzimi, pothuaj…