Lajçaku viziton Kolegjin AAB, merr dhuratë librin “Mos më thirr të dielave”
09 mars 2023
| 15:33
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka qëndruar sot për vizitë në Kolegjin AAB, ku u prit nga rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha dhe kryetari i Këshillit Drejtues, Lulzim Tafa.
Gjatë vizitës Lajçakut i është dhuruar një libër me poezi në gjuhë angleze nga Lulzim Tafa, me titullin “On sundays do not call me” që në gjuhën shqipe do të thotë “Mos më thirr të dielave”.
Lajçaku ka parë nga afër disa hapësira të Kolegjit AAB, i shoqëruar nga disa anëtarë të stafit të institucionit.



