Lajçi emërohet shef i Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve Potencialë nga Gjykata Speciale

11 dhjetor 2018 | 18:46

Sipas burimeve të gazetës “Epoka e re”, pas fillimit të thirrjeve për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, Qeveria e Kosovës, ministri i Drejtësisë, ka emëruar Driton Lajçin shef të Zyrës për Koordinimin e Mbrojtjes Juridike për të Akuzuarit Potencialë nga Dhomat e Specializuara dhe Prokurori Special, njëkohësisht për t’u ofruar ndihmë familjarëve të tyre gjatë procesit gjyqësor në Hagë. 

Driton Lajçi ka qenë njëri ndër drejtuesit e Lëvizjes Studentore të vitit 1997, deputet i Kuvendit të Kosovës, drejtues i kabinetit të ish-ministrit të Drejtësisë dhe, së fundmi, drejtues i kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar ftesat e Gjykatës…